Policia e Kosovës, për të tretën herë sot ka pranuar një telefonatë anonime në të cilën thuhet se në Stacionin e Autobusëve ka mjet shpërthyes.

Marketing

Ndërkohë policia ka njoftuar se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.  Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që   janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.  Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”,thuhet në njoftimin e policisë për media. /albora.ch/

Marketing