Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga karabinierët në Itali.

Marketing

Mediat italiane raportojnë se ndaj të riut u zbatua urdhri i lëshuar nga Prokurori Publik i Pizës, për arsye se duhet të kryente dënimin me 7 vite burg për vrasje nga pakujdesia.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018 në Bientine.

Për shkak të një mosmarrëveshje në vendin e punës i riu shqiptar e ka goditur kolegun në fund të turnit të natës më 8 mars 2018, duke i shkaktuar atij një dëmtim në kokë që e çoi në vdekjen e tij pas rreth tre javësh agonie në spitali.

Marketing