Prej disa javësh, Gjiko po përballet me akuza të rënda për abuzim seksual me një të mitur. Reperi i njohur i ka mohuar këto akuza dhe po vazhdon jetën normalisht.

Marketing

Madje ai së fundmi ka publikuar edhe projektin e tij muzikor më të ri, i cili mban titullin “Gjoni”. Gjiko i këndon faljes së gjakut dhe fenomenit të hasmërive farefisnore që kanë ekzistuar ndër vite në shoqërinë shqiptare.

Teksa ka marrë shumë mbështetje nga fansat dhe miqtë e tij, edhe partnerja ka dhënë mendimin e saj për këtë këngë. Elita Rudi ka bërë një postim në “Instastory” ku ka publikuar një pjesë të “Gjoni” dhe e ka shoqëruar me disa fjalë, duke treguar emocionet që kishte ndjerë në çdo notë të saj.

“Çdo herë që e kam dëgjuar e pa këtë spot përpara publikimit, më kanë shoqëruar edhe lotët. Një super projekt nga Gjiko. Për një realiteti të hidhur të Kosovës”, ka shkruar ajo në “Instastory./albora.ch/

Marketing