Ermal Gjoka 52 vjeç u arrestua ditën sotme pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzë për rrëmbim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Marketing

Disa detaje kanë dalë në pah, duke zbardhur këto akuza. Mësohet se 52-vjeçari, i cili pritet të ekstradohet drejt Italisë, pasi është dënuar në mungesë nga gjykata e Veronës dhe akuzohet se në vitin 2007 ka rrëmbyer një shtetase shqiptare. Më pas ai e ka çuar në Itali me qëllim shfrytëzim prostitucioni, transmeton albora.ch.

Pasi është zbuluar nga policia italiane në një hotel në Verona, shqiptari ka arritur që të arratiset. Ndërkohë, ka qenë shqiptarja ajo që ka dhënë detaje rreth pengmarrjes së saj dhe shfrytëzimit të saj për prostitucion nga ana e Gjokës.

Gjoka ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë duke u arratisur përgjatë shumë viteve në vende të ndryshme të BE-së. Ndërkohë në vitin 2019 ai është kthyer në Shqipëri, për t’u arrestuar sot nga policia./albora.ch/

Marketing