Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, Agron Xhafa që shkaktoi aksidentin me 10 makina në mes të Tiranës është lënë në ‘arrest shtëpie’.

Marketing

Kujtojmë se tre ditë më parë një aksident masiv ndodhi në kryeqytet ku u përfshinë 9 makina dhe 9 persona mbetën të plagosur.

Shoferi i autobusit të Unazës, 62-vjeçari Agron Xhafa, ka mbetur edhe vetë i dëmtuar, por pas testit të kryer nga policia në spital, ai nuk ka qenë nën efektin e alkoolit.

Në dëshminë e tij shoferi është shprehur se nuk është ndjerë mirë dhe ka deklaruar se vuante nga zemra dhe diabeti.

“Kam mbi 20 vjet drejtues autobusi. Asnjëherë nuk më ka ndodhur një situatë e tillë në timon. Nuk jam ndjerë mirë që në mëngjes. Vuaj nga zemra dhe diabeti”, është shprehur ai.

Marketing