Sot, në rrugën pranë Lenzburgut, në Zvicër, ka ndodhur një aksident tragjik, ku ka humbur jetën një 42 vjeçare dhe janë lënduar katër të tjerë.

Marketing

Siç raporton media zvicerane blick, deri të aksidenti ka ardhur pasi shoferi gjerman i Teslas është përplasur në një VW Polo teksa po dilte nga portali i tunelit që të qonte në drejtim të Hornerit, transmeton albora.ch.

Nga përplasja e fuqishme kanë pësuar lëndime të katër pasagjerët e dy makinave dhe janë transportuar në spitalet përreth. Është përdorur edhe një helikopter shpëtimi.

Shkaku i saktë i aksidentit është ende i paqartë. Policia kantonale ka nisur hetimet. Rruga mbeti e mbyllur për gati katër orë. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing