Rreth orës 17:30 minuta në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Slivovë dhe bazuar në informacionet e para jozyrtare, disa persona kanë pësuar lëndime.

Policia e më pas edhe autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes ku po trajtohen fillimisht të lënduarit.

Ndërkohë, mësohet në të dy drejtimet e rrugës, nga Prishtina drejt Gjilanit dhe anasjelltas, është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.

Automjetet  e përfshira në aksident janë njëra me targa të Austrisë e tjetra me ato të Bujanocit.

Sidoqoftë, pritet që policia më vonë të japë informacione shtesë në lidhje me aksident.

Marketing