Një aksident i rëndë ka ndodhur mes Valbella dhe Lenzerheide në kantonin Graubünden në Zvicër.

Një makinë pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një autobus, ku si pasojë të dy personat që udhëtonin në veturën e pasagjerëve kanë humbur jetën në vendngjarje.

Marketing

Sipas medieve zvicerane drejtuesi i makinës ishte 32 vjeç dhe pasagjeri 25 vjeç.

Ndërsa shoferi i autobusit dhe 15 pasagjerët nuk u lënduan./albora.ch/

Marketing