Afro 100 mijë ukrainas janë strehuar në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus, sipas agjencisë së gardës kufitare të Polonisë, shkruan BBC

Marketing

“Numri i  refugjatëve që po largohen nga vendi i tyre po vazhdon të rritet,” tha zëdhënësja Anna Michalska.

Vetëm sot më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur në Poloni.

Qeveria polake është zotuar të pranojë këdo që largohet nga Ukraina dhe tu sigurojë strehim të përkohshëm personave që nuk kanë ku të shkojnë.

Polonia i ka lejuar njerëzit të kalojnë kufirin në këmbë në  tetë pikat e kalimit kufitar. Deri më tani janë ndërtuar 9 qendra pritjeje, ku njerëzit mund të marrin ushqim dhe  ndihmë mjekësore.

Qendrat e pritjes janë ngritur në shkolla dhe palestra pranë pikave kufitare, si dhe në stacionin e trenit Przemysl./albora.ch/

Marketing