Marketing

Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) e ka shpallur edhe një herë aeroportin më të madh të Zvicrës si “Aeroporti më i mirë evropian” në kategorinë “25-40 milionë pasagjerë”.

Çmimi njeh aeroportet në mbarë botën të cilat, bazuar në opinionin e pasagjerëve, ofrojnë shërbimet më të mira në 34 kategori të ndryshme, duke përfshirë infrastrukturën, kontrollin e sigurisë, objektet e hotelierisë dhe masat higjienike, transmeton albora.ch.

“Anketa tregon se Aeroporti i Cyrihut arrin të përshtatet në mënyrë fleksibël me rrethanat dhe të vendosë nevojat e pasagjerëve të tij në radhë të parë”, tha menaxhmenti i aeroportit në një deklaratë për shtyp.

Cyrihut tashmë i është dhënë ky titull në 2006, 2008, 2018, 2019 dhe 2020./albora.ch/

Marketing