Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i ka ftuar të gjithë udhëtarët që t’i plotësojnë formularët nga shtetet ku udhëtojnë, shkruan albora.ch.
Sipas ANP-së, nëse se bëjnë një gjë të tillë nuk do të lejohen të udhëtojnë.
“Lusim të gjithë udhëtarët, që para paraqitjes në ANP ‘Adem Jashari’ të plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë. Udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim”.
“Këta formularë, mund t’i gjeni në uebfaqen e aeroportit www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe po ashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit. Sa i përket dokumenteve shtesë dhe rregullave të udhëtimit, ju lusim që t’i referoheni ueb faqeve të ambasadave në Kosovë, për informacion shtesë”, thuhet nga ANP “Adem Jashari”. /albora.ch/