Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një statusi në Facebook, ka ftuar qeverinë e Kosovës që të ndërrojë masat anti-Covid për hyrjen në Kosovë.

Marketing

“Duke qenë se një pjesë jo e pakët e tyre nuk mund ta marrin dozën e tretë sepse nuk kanë kaluar mjaftueshëm muaj nga doza e dytë dhe shumë prej bashkëvendësve tanë nuk kanë mundësitë financiare për ta kryer testin RT-PCR çdo herë që e kalojnë kufirin, kjo masë po e kufizon lirinë e lëvizjes midis Komunës sonë dhe Republikës së Kosovës, ku edhe punojnë, studiojnë, shërohen, apo edhe vizitojnë reciprokisht familjarët e tyre, ka shkruar Sinani.

“Duke qenë e vetëdijshme për gjendjen e rënduar me pandeminë COVID-19, ftoj Qeverinë e Kosovës, që ta rishqyrtojë vendimin përkatës, apo edhe ta plotësojë, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit tonë”. /albora.ch/

Marketing