Tre persona janë hospitalizuar me lëndime të martën, pasi u dëmtuan frenat e një aeroplani që u ul në aeroportin ndërkombëtar të Miamit dhe aeroplani u përfshi nga zjarri, raporton CNN.

Marketing

Aeroplani kishte ateruar të martën në ora 17:30 në Miami ndërsa ishte nisur nga Santo Domingo e Republikës Dominikane.

Në aeroplan ishin 126 pasagjerë. Tre persona u dërguan menjëherë në spital.

Kompania ajrore nga Republika Dominikane, Red Air, në një komunikatë ka thënë se ishin 123 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.

Zjarri në aeroplan arriti të shuhet pas intervenimit të zjarrfikësve.

Marketing