Të dy në vuajtje. Të dy në gjendje të rëndë shëndetësore. Të dy rrezikojnë jetën.

Marketing

Një baba dhe i biri. Por babai, Eduarti, nuk flet asnjëherë për veten. 49 vjeç është, por e vetmja gjë që kërkon është shërimi i të birit. Do t’i duronte dhimbjet, do të pranonte edhe fundin, veçse i biri të shërohet.

“Kur shoh edhe djalin si vetja, nuk ka gjë më të vështirë… nuk ka jo. Më duket sikur unë jam fajtor për djalin, që ai vuan. Për veten? Nuk më shkon mendja fare, kurrë. Vetëm për djalin”--rrëfen Eduarti.

Danieli njëlloj si Eduarti, nuk mendon për veten. Mendon për babain. Danieli është veçse 18 vjeç, e hero ka babain.

“Babi është heroi im, ai ka ndenjur gjithmonë pranë meje. Edhe pse është vetë i sëmurë, ai vinte e më çonte në spital mua. Ndihem shumë keq kur e shoh në atë gjendje, por nuk kam çfarë të bëj. Nuk shqetësohet fare për veten, thotë vetëm të shërohet djali, djali… për veten s’do t’ja dijë fare.”

Eduarti e Danieli vuajnë prej kohësh nga skolioza, por mundësitë e tyre ekonomike janë të pakta. Ata iu drejtuan me një thirrje për ndihmë shqiptarëve.

“Ëndrra ime më e madhe, të shërohet vëllai e babi, asgjë tjetër nuk dua”-thotë vëllai i vogël i familjes Veli.

Marketing