Udhëzimet për përdorimin e testeve antigjen edhe te varianti i ri koronavirusit Omicron, momentalisht janë çështje që dallonë nga shteti në shtet.
Sipas disa shkencëtarëve, njerëzit mund ta transmetojnë Omicronin kur ky variant ka infektuar fytin dhe pështymën e tyre, përpara se virusi të arrijë në hundën e tyre, prandaj marrja e strishove përmes hundës në fillim të infeksionit nuk do ta detektojë atë, shkruan reuters, përcjellë albora.
Ndërkohe sipas medrxiv.org, edhe një studim tjetër i kryer së fundmi në Shtetet e Bashkuara e mbështet këtë qëndrim, pasi në përgjithësi, testet e shpejta kanë ndjeshmëri më të ulët sesa testet PCR, të dhënat e të cilave përpunohen në laboratorë. Kjo nënkupton se testet e shpejta mund të nxjerrin më shpesh rezultatet të gabuara./albora.ch/