Në moshën 65-vjeçare ka vdekur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë Presidenti i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, përmes një postimi në Twitter.

Marketing

“Presidenti Sassoli ndërroi jetë në orën 01.15 të mëngjesit më 11 janar në spitalin e Avianos në, Itali. Data dhe vendi i funeralit do të komunikohen në orët e ardhshme”, ka shkruar ai.

65-vjeçari Sassoli ishte shtruar në spital që prej 26 dhjetorit, për shkak të një komplikacioni serioz i shkaktuar nga mosfunksionimi i sistemit imunitar.

Sassoli, një politikan italian i qendrës së majtë, u trajtua gjithashtu në një spital francez për pneumoni në shtator.

Sassoli u zgjodh president i Parlamentit Europian më 2019. Mandati i tij do të përfundonte këtë muaj dhe nuk pritej të kërkonte një të dytë. /A2CNN/

Për shkak të sëmundjes, ai nuk ishte në gjendje të kryesonte parlamentin me bazë në Strasburg në javët e fundit dhe humbi ngjarjen vjetore të Komisionit Evropian për gjendjen e unionit në shtator. /albora.ch/

Marketing