Një analizë e stacioneve të numërimit të trafikut në Gjermani tregoi se pothuajse 80 për qind e shoferëve nuk ngasin më shpejt se 130 km / orë, edhe në seksione pa kufizime shpejtësie.

Kufijtë e shpejtësisë në autostradat gjermane janë sërish një temë e nxehtë në mediat në atë vend, këtë herë për shkak të mungesës së mundshme të energjisë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Kufizimi përmendet si masë e përkohshme në seksionet ku aktualisht nuk ekziston.
Klubi i dytë më i madh gjerman i makinave, AvD, i është bashkuar debatit dhe beson se kufiri i shpejtësisë do të ketë pak efekt. Edhe analistët më optimistë, pas futjes së kufirit të 130 km/orë, vlerësojnë potencialin e kursimit të CO2-shit në një maksimum prej dy milionë tonësh në vit.
Duke pasur parasysh emetimet totale vjetore të CO2 në Gjermani prej rreth 762 milion ton, një kufi prej 130 km / orë do të reduktonte emetimet e CO2 me vetëm 0.26 përqind, sipas klubit.
Klubi supozon se reduktimi i emetimeve dhe konsumit të karburantit në praktikë do të ishte dukshëm më i vogël se sa vlerësohet nga organizata të ndryshme mjedisore. Analiza e stacioneve të numërimit të trafikut tregoi se pothuajse 80 për qind e drejtuesve të mjeteve nuk lëvizin me shpejtësi më të madhe se 130 km/orë , edhe në seksione pa kufi shpejtësie, transmeton B92.
Sipas klubit, vetëm dy për qind e shoferëve ngasin më shpejt se 160 km / orë në pjesë të autostradës pa kufizime, gjysma e të cilave në orët e vona të mbrëmjes ose të natës.
Foto: Pixabay