Policia e Kosovës ka kërkuar informacione për Dorentina Gashin e cila është  raportuar si e zhdukur.

Marketing

Sipas Policës, Dorentina është larguar nga shtëpia e saj në Prizren pa asnjë paralajmërim, shkruan Albora.ch.

“Me datë 14 Nëntor  2022  rreth orës 12:00 në Stacionin Policor Prizren – Veri. nga familjaret e saj është raportuar për “Person i Zhdukur”.

Personi i raportuar i zhdukur  Dorentina  ( Vllaznim ) Gashi –  Spahiu, dtl.08.04.1997, me date 09.11.2022 02:00 është larguar pa asnjë paralajmërim nga shtëpia e saj e banimit në Lagjen Arbane dhe deri në këto momente nuk ka asnjë informatë lidhur me fatin dhe vendndodhjen e saj.

Që nga momenti i raportimit të rastit, nga ana e policisë janë ndërmarrë veprime të duhura në funksion të gjetjes së saj.

Me qëllimin qe vendndodhja e viktimës se rastit të zbulohet sa më parë, nga ana e Prokurori i Shtetit lëshohet Autorizim për publikimin e fotografisë se viktimës se rastit Dorentina Gashi. 

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e saj të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Albora.ch

Marketing