Ermiona Lekbello dhe Eva Alika u skualifikuan një ditë më parë nga shtëpia e “Big Brother Vip”, dhe shkak për largimin e tyre u bë fjalori kërcënues dhe ofendues brenda në shtëpi.

Marketing

Kjo pasi vetëm në Prime-in e kaluar është lexuar një zarf i zi nga Arbana duke u dhënë ultimatum banorëve që nëse vetëm edhe një herë shkelen rregullat e këtij formati sa i përket ofendimeve të ndryshme, do të largohen menjëherë nga loja.

Lidhur me këto dy largime, Kiara dhe Luizi kanë biseduar për mënyrën se si dy banoret u përjashtuan nga Vëllai i Madh.

Gjatë bisedës Luizi i tha Kiarës se të shtunën mund të përjashtohet ai, pasi mund të vijë një zarf i zi për të. Kjo pasi sipas këngëtarit ai dërgoi Evën në limit pastaj ajo e ofendoi dhe u përjashtua nga shtëpia, ndërkohë që Kiara i tha se nuk ai nuk kishte bërë ndonjë gabim të madh.

Albora.ch

Marketing