Virginie Masserey, e Zyrës Federale të Shëndetit Publik, fillon në azhornimin e zakonshëm të gjendjes pandemike duke thënë se “vala e pestë ka arritur ndoshta nivelin e saj më të lartë”, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.

Marketing

Numri i infeksioneve të reja luhatet në një nivel të lartë, ndërsa numri i pacientëve në kujdesin intensiv mbetet i qëndrueshëm dhe shumë prej tyre kanë marrë variantin Delta.

“Eshtë e vështirë të parashikohet se si do të ndryshojë gjendja. Bllokimi mund të vazhdojë për një kohë të gjatë,” vazhdon Masserey.

Numri i vaksinimeve është gjithashtu i qëndrueshëm. 68% e njerëzve mbi moshën 16 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.

Epidemiologu Milo Puhan (Universiteti i Zyrihut) shpjegon se tani ka dy studime në Zvicër, një në Gjenevë dhe tjetri në Zyrih. Rreth 1,500 vetë që testuan pozitivë morën pjesë në studimin e Zyrihut.

Gjashtë muaj pas infektimit, rreth 25 në 100 njerëz do të vuanin ende nga pasojat e sëmundjes. Numra të ngjashëm janë gjetur edhe në studime të tjera./albora.ch/.

Marketing