Jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit në Zvicër nga sot mund të jenë pjesë e kësaj studio, ku mund të shfaqin talentin e tyre dhe të marrin njohuri në disa fusha artistike.

Marketing

Kjo pasi që pikërisht sot nisi së funksionuari një shoqëri e re kulturoro-artistike. Është kjo ALBAKULT, e cila u formua nga Kuvendi i Shoqërisë Kulturore – Artistike.  Shoqëria në fjalë do të kultivojë traditën, kulturën, muzikën dhe artin e mirfilltë shqiptar.

Në krye të ALBAKULT do të jetë, Ajet Cërvadiku, një figurë jo pak e njohur e kësaj fushe.

Ai tregoi se kjo shoqëri ka për qëllim të mbledhë të gjithë artëdashesit, rininë dhe fëmijët të mësojnë vallëzimin, këndimin dhe praktikimin e instrumenteve.

Shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha shoqatat simotra, por edhe me mediet në përgjithësi.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve mund të drejtohen në adresën e mëposhtme. /albora.ch/

Alpenstrasse 1
3072
Ostermundigen

Marketing