Futbollisti i Kombëtares së Kosovës Florent Muslija, ka shënuar dy gola në ndeshjen Paderborn-Werder Bremen, në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga 2.

Muslija shënoi nga penalltia për 1-0 në minutën e 15’ dhe për 2-1 duke kaluar sërish në epërsi Paderbornin, në minutën e 38’, derisa me golin e dytë të raportuar fantastik, tregoi më së miri cilësitë e sulmuesit shqiptar.

Pavarësisht kësaj paraqitje fantastike të Florent Muslijas, Paderborni humbi 3-4 në shtëpi nga Werderi./albora.ch/

Marketing
Marketing