Të përshkruash 2 mijë kilometra me biçiklete. Në një aventurë të tillë janë përfshirë dy bashkëshortë nga Franca. Udhëtuan nga Franca drejt 7 shteteve të tjera. 3 ditë më parë mbërritën në Shqipëri .Sot arritën në Vlorë.
Lusi dhe bashkëshorti i saj tregojnë se udhëtimin do ta vazhdojnë drejt Greqisë dhe më pas në disa shtete te tjera.
“Jam nga Franca. Kemi ardhur me biciklete nga Zvicra, Italia, Kroacia, Slloveni, Mal i Zi, Shqipëri dhe më pas në Greqi.”
“Erdhëm këtu me biçikleta me miqtë dhe kaluam në 7 shtete. Kemi bëre 2000 km, mendoj se kemi edhe 1 mijë të tjera.”
Thonë se është hera e parë që vizitojnë Shqipërinë dhe udhëtimi me biçikletë u jep mundësi të eksplorojnë më shumë vende.
“Na pëlqeu shumë Shqipëria. Njerëzit janë shumë mikpritës.”
“Na pëlqen shumë Shqipëria. Këtu është shumë këndshëm, Shqipëria është shumë e bukur.”
Tregojnë se sapo të mbërrijnë në Francë do tua sugjerojnë Shqipërinë edhe miqve të tyre.