Policia e Kosovës është në kërkim të Sfeqla ( Isuf)  Isak, shkruan Albora.ch.

Marketing

 Kjo është e bërë e ditur nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi për media.

Njoftimi i plotë:

PERSON NË KËRKIM

NGA POLICIA E KOSOVËS

SFEQLA ( ISUF)  ISAK           

D.l.23.07.1988. NP 1173218911

KATEGORIA E VEPRES PENALE

“Arratisje e personit te  privuar nga liria”

Adresa: Rr. ”Haxhi Zeka”, nr 85, MATI I Prishtinë

Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni  Policor Novobërdë, bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar në bazë te Autorizimit  të Prokurorisë themelore në Gjilan me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të dyshuarit lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetaret dhe me mediat.

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët

Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Arratisje e personi të privuar nga liria’’ në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Novobërdë kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Marketing