Edmond Kanakçiu (Kondakçiu), 55 vjeç i arratisur prej mbi 7 vitesh, është gjurmuar dhe arrestuar në Shqipëri.

Marketing

Sipas medieve italiane, ai duhet të vuajë një dënim prej 25 vitesh e 7 muaj e 21 ditë burgim, rezultat i katër dënimeve, për krime të ndryshme përfshirë trafikimin e drogës në rajone të ndryshme të Italisë.

Arrestimi u bë më 5 tetor nga policia shqiptare, e cila zbatoi urdhrin e burgut  të Prokurorit të Përgjithshëm të Perugias të drejtuar nga Sergio Sottani.

Identifikimi i të arratisurit, i cili përdorte shtatë identitete, u bë i mundur falë veprimtarisë të së njëjtës Zyrë, e cila kreu kërkime “të shumta dhe komplekse” për gjetjen e tij.

Në fakt, nisur nga hetimi dhe identifikimi i personave me të cilët dyshohet se kishte lidhje i arratisuri, hetuesit e kanë përqendruar vëmendjen te motra, e cila ndodhet në Itali dhe te bashkëshortja dhe djali i të arratisurit që banojnë në territorin e huaj.

Informacioni i “çmuar” për vendbanimin aktual dhe për gjeneralitetin e saktë, të ofruar nga Prokurori i Përgjithshëm, i lejoi policisë shqiptare, nëpërmjet Interpolit, të bllokonte të arratisurin.

I arrestuar më 5 tetor në Durrës, 55-vjeçari është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

Marketing