Modelja e njohur shqiptare, Lorena Haliti është bërë nënë për herë të parë.

Marketing

Lajmin e ëmbël, e ka ndarë vetë modelja dhe partneri i saj Ami përmes një postimi në Instagram, ku kanë publikuar disa foto me të birin e porsalindur.

Madje, në një prej fotove, ata kanë zbuluar se e kanë quajtur djalin Andreas.

“Mirë se erdhe në botë”, shkruan çifti krah postimit, ku ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit.

Kujtojmë që Lorena gjatë shtatzënisë ka postuar vazhdimisht foto me barkun e rrumbullakosur, duke u komplimentuar pafund.

Marketing