Pas rënies së çmimeve të derivateve në bursën ndërkombëtare, efekti ka filluar të vërehet edhe në Kosovë.
Marketing
Çmimi për 1 litër naftë në Kosovë të mërkurën vlen rreth 1.67 euro, ndërsa çmimi për 1 litër benzin është rreth: 1.56 euro.
Çmimet e derivateve i ka konfirmuar në një deklarim për Paparacin, Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve.
Ky është çmimi që gjendet në shumicën e pikave, përpos atyre që vazhdojnë të manipulojnë ende me çmime.
Në krahasim me rajonin, në Maqedoni çmimet e derivateve janë më lirë sesa në Kosovë me rreth 1,47 euro për litër për naftë.
Aktualisht kompanitë e derivateve të naftës janë duke operuar pa ‘çmimin tavan’, të përcaktuar nga Ministria për Tregti e Industri.
Marketing