Mbrëmë, Karvani i Diasporës u ndal te shatërvani i Prizrenit.

Marketing

Me moton “Shijo Kosovën”, Karvanit iu bashkuan shumë bashkatdhetarë prizrenas.

Me këtë rast, në bashkëbisedim me z. Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i MPJD-së, dhe zëvendësministren e Arsimit, znj. Edona Maloku Bërdyna, mëgimtarët u njoftuan për qëllimin e Karvanit dhe për programet që ofron MPJD-ja.

Karvani i Diasporës do të vazhdojë sot në Bogë të Pejës dhe në Mitrovicë, duke filluar në ora 19:00, në muzeun e qytetit, ku për bashkatdhetarët e këtyre anëve do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore.

May be an image of 10 people, people standing and outdoors
Marketing