Deputetët e Listës Serbe, si dhe ministri për Kthim dhe Komunitete kanë bërë të ditur se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri sa të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq, e cila mori pjesë në takimin me presidentin serb, Vuçiq.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq, ku tha se përveç njerëzve nëpër institucione, pozitat e tyre do t’i ngrijnë të gjithë gjyqtarët dhe punëtorët serbë.

“Edhe ne, përfaqësuesit e serbëve do ta suspendojmë vetën nëpër institucione, deri sa gjyqtarja të kthehet në punë”, është shprehur Rakiq.

Tutje, ai tha se protesta ishte e qetë, por njerëzit janë të frikësuar për fëmijët dhe jetën e tyre.

Serbët janë duke protestuar sot lidhur me mosmbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit të Serbisë në Kosovë.

Në protestë është parë edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq./albora.ch/

Marketing