Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri më tani 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Marketing

Në aksident kanë qenë të përfshira katër vetura, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore dhe janë duke u marrë me rastin.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 18 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Rugova./albora.ch/

Marketing