Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kretë, ku si pasojnë kanë vdekur dy persona dhe pesë të tjerë janë lënduar, në mesin e të cilëve janë edhe dy shqiptarë.

Marketing

Mediat greke raportojnë se nga përplasja e dy makinave mbetën të vdekur në vend dy rumunë, ndërsa u lënduan pesë persona.

Mes të plagosurve janë edhe dy shqiptarë, një burrë 52 vjeç dhe një vajzë 19 vjeçe, të cilët janë dërguar me plagë të lehta në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton shkakun e aksidentit, ndërsa mësohet se veturat kanë marrë dëmtime të shumta për shkak të shpejtësisë. /albora.ch/

Marketing