Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina do të zhvillohet sot, ku delegacionet pritet të përbëhen nga të njëjtët përfaqësues të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve të hënën.
Marketing
“Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN.
“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi zyrtari.
Raundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni. Raundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim./albora.ch/
Marketing