Shqipëria është një vend burim i kanabisit dhe një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane.

Ky është vlerësimi i Raportit vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i cili përfshin gjithashtu dhe një tjetër kapitull mbi pastrimin e parave, sipas të cilit “Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”

Marketing

Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”, ndërsa vihet në dukje se “grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.

Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Raporti thekson se “autoritetet shqiptare regjistruan një rritje të konfiskimeve të kokainës në Portin e Durrësit në vitin 2021, kryesisht në dërgesat e bananeve nga Ekuadori” dhe se “forcat shqiptare të rendit shqiptar morën pjesë në disa operacione të zbatimit të ligjit në shumë shtete në vitin 2021, me shtetas shqiptarë të arrestuar ndër të tjera në Greqi, Itali, Spanjë dhe Holandë”.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara regjistroi 19.7 milionë dollarë në para dhe prona të sekuestruara në gjashtë muajt e parë të 2021, një rritje nga e njejta periudhë e një viti më parë. Raporti përmend dhe sekuestrimin nga SPAK-u “të miliona dollarëve pasuri./albora.ch/

Marketing