Manhatan është qyteti më i shtrenjtë në botë. Shumë do të donin të jetonin atje, por nuk munden. 

Marketing

Arsyeja janë qiratë e larta. Ato kalojnë 25000 dollarë dhe këto kanë të bëjnë me shtëpi shumë të vogla.

Por një grua gjeti një apartament në Manhatan me një qira prej vetëm 650 dollarësh. Por ka një problem. Është një apartament që ngjan më shumë me dollap, pasi është vetëm 7.5 m2.

Gruaja paguante 2600 dollarë në muaj për një apartament në një pallat luksoz shumëkatësh.

Ajo jeton në Los Angeles dhe punon në modë. Kështu i duhet të udhëtojë shpesh në Nju Jork. Në këtë mënyrë vendosi të marrë me qira këtë shtëpi që të mos shqetësohej se ku do të jetonte.

Fatkeqësisht, shtëpia nuk ka banjo. Gruaja ndan dushin dhe tualetin e vendosur në katin e saj me banorët e tjerë të ndërtesës dhe kur i duhet të punojë ngjitet në çati.

Marketing