Kur bëhet fjalë për vendosjen në Zvicër, shumë rregulla dhe rregullore janë të ndryshme dhe ndonjëherë më të çuditshme nga ato në vendet e tjera.
Këto pesë rregulla sipas the local janë informacion thelbësor për këdo që lëviz këtu jo vetëm të huajt, por këdo në Zvicër që zhvendoset nga një adresë në tjetrën.
1.Regjistrimi i vendbanimit
Pavarësisht nëse jetoni në një qytet të madh ose në një fshat të vogël, ju kërkohet të njoftoni mbërritjen tuaj tek autoritetet tuaja komunale brenda 14 ditëve.
2.Sigurim shëndetsor
Ndryshe nga shumica e vendeve, sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm në Zvicër për të gjithë banorët. Kushdo që jeton këtu në baza të përhershme duhet të lidhë një polic sigurimi brenda tre muajve nga mbërritja.
3.Licenca radiotelevizive
Mund të duket marrëzi të paguash taksën e radios, televizionit dhe internetit në ditët e sotme, por Zvicra ju kërkon ta bëni gjithsesi.
4.Kafshët
Nëse keni një kafshë shtëpiake, mbani në mend se mirëqenia e kafshëve është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën zvicerane.
5.Hedhja e mbeturinave
Kudo që të jetoni, dijeni se hedhja e plehrave në Zvicër është shumë e rregulluar.Mund të rezultojë me gjoba të rënda, shuma e të cilave përcaktohet nga çdo komunë individuale./albora.ch/