Zvicra në OKB, rezultatet e votimit do të jenë publike
Këshilli Federal ka vendosur të bëjë publike informacionin mbi sjelljen e votimit të Konfederatës, për arsye transparence, ku rezultatet do të botohen në websajtin e FDFA, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme do të botojë gjthashtu informacion mbi votimitet e Zvicrës në organizatat e OKB-së në websajtin e saj, për transparencë nga ana e Parlamentit dhe publikut.
Në të ardhme Qeveria, bazuar në ligjin aktual duke marrë parasysh kriterin “thelbësores”, do të vendosë cilat raste do të përfshijë drejtpërdrejt Parlamentin.
Komitetet e Politikës së Jashtme po kontribuojnë në orientimin e politikës së jashtme zvicerane në OKB, në veçanti kur konsultohen për përparësitë për Asamblenë e Përgjithshme, thuhet në komunikatë.
Në raportin e tij, Këshilli Federal arrin në përfundimin se sistemi ekzistues i koordinimit i paraqitur njëzet vjet më parë kur Zvicra u bashkua me Kombet e Bashkuara mund të vazhdojë të zbatohet./albora.ch/