Një 48-vjeçar në Caltanissetta të Italisë ka tronditur qytezën pasi vrau familjen e vëllait, përfshi djemtë e tij të mitur.

Marketing

Sipas mediave italiane, Angelo Tardino, ka qëlluar drejt vëllait, kunatës dhe dy nipërve të tij përpara se të arratisej.

Në gjendje të rëndë psikologjike, ai më pas telefonoi policinë për t’i treguar për ngjarjen dhe qëlloi edhe veten, por megjithatë u kap ende me shenja jete, dhe u dërgua me urgjencë në spitalin në Caltanissetta, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton albora.ch.

Autoritetet italiane shkruajnë se sherri mes familjarëve nisi për tokat, derisa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albora.ch/

Marketing