Andrew Watts është pacienti i cili ka qëndruar më gjatë në botë i shtruar në spital pas infektimit me Covid-19.

Marketing

40-vjeçari u shtrua në spital më 25 dhjetor 2020 me diagnozën e pneumonisë dhe doli më 21 nëntor 2021, sipas faqes së internetit të spitalit të Mbretëreshës Elisabeth në Woolëich, zona e Londër Jugore.

Ai u përball me mbi 300 ditë me virusin i cili po ndryshon jetën e miliona njerëzve, raporton fidelityhouse, përcjellë albora.ch.

Fillimisht ai u shtrua në spitalin Mbretëresha Elisabeth, pastaj në terapi intensive për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Për pesë javë ai qëndroi në koma dhe dy herë gjendja e tij u përkeqësua deri në rrezik për mbijetesën e tij.
Në total ai kaloi 8 muaj në terapi intensive.

Ai u shpreh pas daljes:
“Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende,” thotë Watts në faqen e internetit të Mbretëreshës Elizabeth.

“Kthimi në shtëpi ishte qëllimi kryesor, por tani një udhëtim i ri fillon; qëllimi im i radhës është të jem në gjendje të shoqëroj djalin tim në shkollë”.

Andrew Watts u bëri thirrje të gjithë bashkatdhetarëve të tij që të vaksinohen./albora.ch/

Marketing