Dhjetori është momenti më i mirë për të parë pas në kohë dhe për të përcaktuar objektivat e 12 muajve të ardhshëm.

Marketing

Për këtë, mund t’ju vijnë në ndihmë katër strategji.

1. Reflektoni për 12 muajt e fundit. Ashtu siç reflektoni për jetën personale dhe përcaktoni objektivat, duhet të bëni të njëjtën gjë për karrierën tuaj dhe për biznesin. Kërkojini drejtuesve dhe kolegëve tuaj një feedback.

2. Krijoni një plan për 12 muajt e ardhshëm. Përcaktoni një objektiv kryesor për të gjithë vitin, përveç objektivave më të vegjël që plotësojnë dhe ju ndihmojnë të arrini objektin tuaj kryesor. Objektivat tuaja mund të ndryshojnë gjatë vitit dhe ato nuk duhet të qëndrojnë të njëjtat nëse rrethanat ndryshojnë.

3. Pastroni postën tuaj elektronike. Posta elektronike është një ndër burimet më të mëdha të stresit në punë. Lëreni pas krahëve stresin në vitin e ri, me një postë elektronike të sistemuar.

4. Përfundoni, sa më shumë të jetë e mundur, objektivat e vegjël. Planifikoni 20 minuta më shumë për t’u përgjigjur email-eve apo për të çuar përpara një çështje pezull në një projekt. Arkivoni dokumentet që po shtyni. Mos i zvarrisni punët në janar. Kjo është më e thjeshtë të bëhet se të thuhet, por është edhe gjëja më e rëndësishme.

Marketing