“Kërkoj nënën time biologjike tash e 15 vite”, kështu e nis rrëfimin për Gazetën Insajderi M.A i cili ishte birësuar si foshnjë. Kur ishte në moshën 21 vjeçar ai nisi të kërkoj prindërit biologjik por as tash që ka bërë 36 vjeç, nuk arritur të siguroj informacionet që i duhen. Nga Qendra për Punë Sociale, ShSKUK e deri te Gjykata u zgjat rrugëtimi i tij në kërkim të dhënave për rrënjët e tij.

Marketing

36 vjeçari M.A, ai ka lindur në Prishtinë, por në dokumente i ka tre data të lindjes. Kjo edhe ia ka vështirësuar punën për të gjetur nënën e tij biologjike që po e kërkon tash e 15 vite.

Kërkoj nënën time biologjike jam lindur në Prishtine sipas dokumenteve me 18.04.1986 mirëpo janë tre data nëpër dokumente 18.01.1986 18.06.1986 me peshë në lindje 2450gram  numër pt 5400 protokolli. Historia ime e kërkimit ka filluar që 15 vite së paku për prindërit biologjik”, tha ai.

M.A ka rrëfyer për Gazetën Insajderi, detaje që i kujtohen nga dita kur është adoptuar nga prindërit adoptues, që në atë kohë thotë ai ishin në moshën 50 vjeçarë.

Thotë se e mbajnë mend se i kishin thënë se ka qenë në djep, me një batanije të kaltërt me të bardh, dhe një byzylyk. Duke i përmendur këto detaje ai shpreson që sado pak dikujt do t’i kujtohet.

Këta prind kanë qenë moshës 50 vje֛çare në ditën që më kanë marrë. Unë kam qenë shumë i vogël dmth në djep dhe kam qenë i sëmurë. Kam dëgju se kam pas një byzylyk ( toj) në dorë kur me kan marrë por që nuk e kam pa asnjëherë, qebe për bebën, 2 lulak që lidhet ose shirit që lidhet bebja një pembë me të bardh dhe një kaltërt po ashtu edhe një qebe kaltër e bardh”, tha ai për Insajderin.

Prindërit adoptues thotë ai ka 13 vite që nuk jetojnë më.

Rrugëtimi nga ShSKUK, Qendra për Punë Sociale e deri të dorëzimi i padisë

M.A me shpresë se do gjente të dhëna fillimisht i ishte drejtuar Shërbimit Spitalor të Kosovës.

Kërkoi lejen për qasje në dokumente zyrtare. Pasi iu lejua qasja, kishte kërkuar mbi 2 orë në arkiv për të gjetur ndonjë dokument. Por, pa rezultat.

Në Spital Prishtinës kam marrë të drejtën përmes Drejtorit të Spitalit në qasje në dokumente zyrtare. Kam kërkuar së bashku me punëtor social dhe arkivor në arkivë të spitalit mbi 2 orë por pa sukses. Puna ime është e ndërlikuar pasi kam tre datëlindje”, u shpreh M.A.

Kërkesa për qasje në dokumente zyrtare ShSKUK

Pas kësaj ai u drejtua të Qendra për Punë Sociale, nga ku siguroi vetëm procesverbalin e adoptimit.

Në këtë Qendër ai kërkoi përgjigje për tre vite radhazi. Por meqë pati përgjigje thotë se ngriti padi ndaj Qendrës për Punë Sociale.

Kam vazhdu në Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë nga ku ka dal procesverbali adoptimit, edhe këtu për 3 vite kërkime pa sukses kam vendos me padit këtë qendër përmes avokatit e kam padit dhe kam bërë gjyq”, tha ai.

Pas kësaj M.A tha se mori përgjigjen e nga kjo qendër se nuk ka dosje të familjes së adoptimit dhe sipas tij, i është thënë se as që është regjistruar kjo familje si adaptuese.

Në Gjykatë kanë ardh nga QPS Prishtinë dhe zyrtarisht janë përgjigj kështu “Pas marrjes së shënimeve të prindërve adoptues dhe të datëlindjes se fëmiut kemi kërkuar në librin e evidencave të personave të adoptuar i cili libër fatmirsisht është ruajtur dhe e kemi, gjithashtu kemi kërkuar të gjitha dosjet e adoptimit të cilat janë ruajtur nga ajo kohë, por me keqardhje nuk kemi mundur të gjejmë dosje të familjes se adoptuesve të regjistruar as si familje adoptuese“, vijoi rrëfimin e tij M. A.

Përgjigja nga QPS

Të gjitha këto e bën 36-vjeçarin që të ngrit dyshime se prindërve biologjik të tij u është thënë që ai ka vdekur.

D.m.th se me mua është bërë pazare ose nuk di se si është e mundur me humb çdo gjë që ka të bëj me mua as ata prindërit adoptues tani e 13 vite të ndjerë, nuk njihen si familje adoptuese po as unë edhe pse ekziston procesverbali i adoptimit kërkoj nga gjithë njerëzit kam leje nga çdo instancë e shtetit për qasje në çdo dokument zyrtar”.

“Ka mundësi dikush vuan për mua mirëpo unë nuk e di e ka mundësi që kam varr edhe pse jam gjallë.”, pohoi ai.

Procesverbali i adaptimit

Në fund ai shpreson se do gjej dikënd që ka humbur fëmijën në data të afërta me ditëlindjen e tij.

Kush do që din që ju ka humb fëmija në Spital gjatë lindjes në Prishtinë në ato data ose ju kanë thanë se ju ka vdek të lajmërohet, sipas fjalëve që kam dëgjuar në familje adoptuesve kohë pas kohe edhe atë me shumë rezerva pasi që nuk janë raporte të mira, kur me kanë marrë këta prind këta kanë qenë moshës 50 vjeçare në ditën që më kanë marrë”, përfundoi M.G.

Lidhur me këtë rast Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Qendrën për Punë Sociale në Prishtinë. Drejtori i kësaj qendre, Vebi Mujku tha se nuk posedojnë të dhënat e kërkuara nga 36 vjeçari, por se ai mund t`i kërkoj të dhënat edhe në qendrat tjera pasi sipas tij adoptimi ka mund të ndodhë edhe në qendrat e komunave tjera.

“Lidhur me rastin në fjalë ne nuk kemi asnjë shënim të trashëguar nga realizmi i këtij adoptimi, prandaj edhe nuk kemi asnjë të dhënë, dhe nuk e dimë se në cilën Komunë ka mund të realizohet një adoptim i tillë, pasi që ka qenë kompetencë e gjitha Komunave dhe QPS-ve të themelojnë adoptime dhe jo vetëm e QPS Prishtinë”. “Për gjitha rastet për të cilat ne kemi shënime i ndajmë me klientët që kërkojnë të kenë qasje në ato të dhëna sipas legjislacionit në fuqi. I njëjti mund të kërkoj në secilën Komunë të dhënat e tije, pasi që është e drejtë e tij dhe jo vetëm në Prishtinë. Ne jemi vetëm 1 nga 38 Komunat e mundshme për themelim të adoptimit”, tha ai.

Marketing