Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në Prishtinë nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, të cilën e uroi në emër të të gjithë shqiptarëve për 15-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Marketing

“15 vite janë shumë pak për një komb, e për më tepër për një komb të lashtë. Por këto 15 vite Pavarësi të Kosovës kanë demonstruar në mënyrë shembullore e të sintetizuar vlerat më të mira e shumë shekullore të kombit shqiptar”, tha Begaj.

Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe i konsideroi ato jo vetëm vëllazërore e të natyrës strategjike, por dhe shumë dinamike, të demonstruar përmes vullnetit të përbashkët për t‘i intensifikuar më tej.

Marketing