Marketing

Edhe zyrtarisht Ukraina ka shpallur gjendje të  jashtëzakonshme për 30 ditë, pasi parlamenti miratoi sonte propozimin e Presidentit Zelensky.

Gjendja e jashtëzakonshme do të hyjë në fuqi nga mesnata sot, shkruan  BBC.

Presidenti ukrainas propozoi  në gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore  të gjithë vendin, ndërsa po përgatitet për një sulm të mundshëm ushtarak në shkallë të gjerë nga Rusia.

Gjendja e jashtëzakonshme përfshinë kontrollet e dokumenteve, ndalimin e protestave, evakuimin e qytetarëve nga zonat e rrezikshme dhe ndalimi i prodhimit dhe përhapjes së informacionit që mund të “destabilizojë situatën”.

Rezervistët ushtarakë ukrainas nuk do të lejohen të largohen nga vendi./albora.ch/

Marketing