Duke folur me gazetarët në qytetin verilindor zviceran të St. Gallen, ministrja theksoi rëndësinë e koordinimit evropian, duke thënë se Zvicra kishte futur një leje speciale “S” për refugjatët ukrainas në të njëjtën kohë me vendet e Shengenit. Ajo përshëndeti një iniciativë për një platformë evropiane për regjistrimin e refugjatëve.

Marketing

“Lufta në Ukrainë ka treguar se sa i rëndësishëm është Shengen/Dublini,” tha Keller-Sutter, duke iu referuar marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të njerëzve. Zvicra është një anëtare e grupit të vendeve Shengen, por jo e Bashkimit Evropian.

Zvicra deri më tani ka regjistruar 26,717 refugjatë nga Ukraina, njoftoi Sekretariati Shtetëror për Migracionin. Ai shtoi se 22,119 prej këtyre personave janë pajisur me leje “S”, 235 më shumë nga e enjtja. Ky status special u jep refugjatëve të drejtën të qëndrojnë në Zvicër për një vit dhe të punojnë në Zvicër.

Rreth 7.3 milionë njerëz tani kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Ukrainë, sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara UNHCR, dhe 4.3 milionë prej tyre kanë ikur në vende të tjera. Shifrat kanë vazhduar të rriten që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj më 24 shkurt./albora.ch/

Marketing