Qeveria po kërkon nga kompanitë që prodhojnë pije joalkoolike që t’i bëjnë ato më pak të ëmbla, pasi konsumimi i tepërt i sheqerit mund të ketë efekte negative në shëndet, duke përfshirë një rrezik të shtuar të zhvillimit të diabetit, obezitetit ose sëmundjeve kardiovaskulare.

Marketing

Qëllimi i Këshillit Federal është të zvogëlojë përmbajtjen e sheqerit me një mesatare prej 10 për qind deri në vitin 2024, transmeton The Local.

Megjithatë “ulja e sheqerit nuk është aq e lehtë. Një model i tërë biznesi është në rrezik për prodhuesit e pijeve. Një kola me më pak sheqer nuk ka një shije të njëjtë me atë të bazuar në recetën origjinale – dhe ndoshta nuk shitet mirë”, sipas portalit të lajmeve Watson.

Qëllimi i qeverisë është të “mësojë konsumatorët me një shije më pak të ëmbël” në mënyrë që ata të mund të zgjedhin edhe versione më të shëndetshme të ushqimeve të tjera, vuri në dukje Watson.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing