Marketing

Sistemi qendror i informacionit mbi migracionin (SIMIC) duhet të rinovohet.

Këshilli i Shteteve është i bindur për këtë dhe sot miratoi pothuajse njëzëri (me 2 abstenime) kredinë përkatëse prej 54.3 milionë frangash për periudhën 2022-2027, përcjell albora.ch.

SIMIC është mjeti i punës që përdoret në fushën e të huajve dhe azilit, por edhe në atë të shtetësisë.

Ekziston që nga viti 2008 dhe aty janë të regjistruar shtetasit e huaj që jetojnë dhe qëndrojnë në Zvicër. Sistemi përdoret nga 30,000 punonjës të autoriteteve kompetente, në nivel komunal, kantonal dhe federal.

Pas vitesh shërbimi, softveri mbi të cilin bazohet tashmë është i vjetëruar dhe duhet ndryshuar, për të garantuar sigurinë dhe efikasitetin e sistemit.

Gjithashtu, Rinovimi bën të mundur pajisjen e sistemit për zhvillimet dhe zgjerimet e ardhshme.

Kostot totale arrijnë në 65.9 milionë franga, me 11.2 milionë të siguruara nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (FDJP) me shërbimet e veta. Parlamenti duhej të komentonte për pjesën e mbetur të shumës së nevojshme./albora.ch/

Marketing