Zvicra ka shpallur një program special për viza për ukrainasit që ikin nga konflikti. Avokatja Renuka Cavadini, shpjegoi se si funksionon ky program special i vizave, shkruan thelocal.

Marketing

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i konfliktit. Kjo tashmë është konsideruar kriza më e madhe dhe më e shpejtë e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton albora.ch.

Si pjesë e përpjekjeve të Zvicrës për të mbështetur ata që ikin nga konflikti, ajo ka miratuar regjimin e përkohshëm të vizave të quajtur leja S.

Çfarë është leja S?

Leja S është një dokument identiteti që autorizon një qëndrim të përkohshëm në Zvicër. Leja S i jep mbajtësit të drejtën për strehim, ndihmë dhe kujdes mjekësor. Fëmijët e tyre mund të ndjekin shkollën publike.

Kush ka të drejtë për një leje S?

Vetëm qytetarët ukrainas kanë të drejtë për një leje S. Personat rezidentë në Ukrainë, por që nuk kanë shtetësi ukrainase, nuk kanë të drejtë për një leje S.

Në parim, ata duhet të kërkojnë të drejtën për azil. Megjithatë, nëse ata kanë qenë me banim të përhershëm në Ukrainë ose nuk kanë më shtetësi, leja S mund të merret parasysh nga autoritetet zvicerane.

A i mundëson leja S mbajtësit të kërkojnë punë në Zvicër?

Po, mbajtësi mund të kërkojë punë me një autorizim paraprak nga autoritetet kantonale zvicerane të imigracionit.

A munden mbajtësit e lejes S të sjellin familjet e tyre në Zvicër?

Po, ata kanë të drejtë të hyjnë në Zvicër pa asnjë kufizim dhe të kërkojnë leje S për bashkëshortin/partneren e regjistruar dhe fëmijët e tyre të mitur. Megjithatë, duke qenë se të gjithë ukrainasit kanë të drejtë për një leje S, ky kufizim është teorik.

Sa kohë është e vlefshme leja S?

Leja S është e vlefshme vetëm për një vit.

Si, kur dhe ku mund të kërkohet një leje S?

Ukrainasit që kanë një pasaportë biometrike të vlefshme kanë të drejtë të qëndrojnë në Zvicër për 90 ditë nga data e hyrjes pa u deklaruar.

Megjithatë, duke qenë se autoritetet e imigracionit do të marrin shumë kërkesa, rekomandohet që të aplikohet për lejen S sa më shpejt të jetë e mundur për t’u siguruar që leja të merret përpara skadimit të 90 ditëve./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing