Marketing

Hekurudhat Federale të Zvicrës (SBB) lehtësojnë udhëtimin për refugjatët ukrainas, duke ndjekur shembullin e kompanive të tjera hekurudhore evropiane.

SBB do t’i lejojë njerëzit që kanë ikur nga Ukraina të udhëtojnë nga kufiri në një destinacion specifik në Zvicër, ose të kalojnë Konfederatën me tren pa komplikime dhe pa pagesë deri në njoftimin e mëtejshëm, tha kompania sot për Keystone-ATS.

Kjo është në përputhje me vendimin e Këshillit Federal dhe në marrëveshje me Sekretariatin Shtetëror për Migracionin (SEM), transmeton albora.ch.

OKB, mbi 360 mijë njerëz në arrati

Berlini, Vjena dhe Varshava gjithashtu vendosën dje të marrin masa për të lehtësuar udhëtimin e refugjatëve me tren drejt Gjermanisë, Austrisë dhe Polonisë.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, rreth 368,000 njerëz raportohet se po ikin.

Sipas rojes kufitare polake, më shumë se 200,000 njerëz kanë mbërritur vetëm në Poloni që nga fillimi i luftës./albora.ch/

Marketing