Këshilli Kombëtar miratoi sot (186 vota me 4 dhe 2 abstenime) marrëveshjen mes Zvicrës dhe Italisë për taksimin e udhëtarëve ndërkufitarë.

Një propozim për të pezulluar marrëveshjen e paraqitur nga Piero Marchesi u refuzua me 136 vota kundër, transmeton albora.ch.

Marchesi kërkoi pezullimin e dosjes derisa Zvicra të hiqet nga një listë e zezë italiane dhe Roma të ndërmarrë hapa konkretë për hapjen e saj financiare.

Por për shumicën e plenumit, marrëveshja është e dobishme për Zvicrën, dhe veçanërisht për Ticinon, dhe një pezullim vetëm sa do të ngurtësonte pozicionin e Italisë./albora.ch/

Marketing
Marketing