Coronavirus Covid 19 Drug Capsules

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka lidhur një kontratë blerjeje me AstraZeneca për 5000 doza të një ilaçi anti-Covid.

Ky trajtim i cili nuk ka asgjë të përbashkët me vaksinën e prodhuesit, dhe është menduar për njerëzit mbi moshën 12 vjeç, të cilët kanë sistem imunitar të dobësuar dhe nuk mund të vaksinohen.

Marketing

Kontrata është për një kombinim të dy antitrupave të cilët janë efektivë në mbrojtjen kundër infeksionit Covid për të paktën gjashtë muaj, transmeton albora.ch.

Qeveria do të mbulojë shpenzimet e këtij trajtimi parandalues ​​deri në rimbursimin e tij nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor. Barnat e para do të jenë në dispozicion nga maji./albora.ch/

Marketing