Çështja e vaksinimit e çoi Zcivrën në dallime të mendimeve për çështje themelore, prandaj, njerëzit atje po u besojnë më pak të tjerëve.

Marketing

Autori i studimit Andreas M.Krafft thotë se krahasuar me vitet e mëparshme, lidhjet sociale kanë rënë në nivelin më të ulët historik, shkruan 20min.ch, transmeton albora.ch.

Sipas studiuesit Krafft, masat e coronavirusit dhe vaksinimi e ndanë Zvicrën në vitin 2021. Nga njëra anë ishte “shumica e heshtur” që u vaksinua shpejt dhe i shihte masat si një rrugëdalje të shpejtë nga kriza, derisa nga ana tjetër, kritikët e masave u rebeluan kundër “diktaturës shtetërore” dhe “presionit të vaksinimit”. Kjo la gjurmë në solidaritetin e zviceranëve.

“Pas gati dy vitesh pandemie, njerëzit janë të zhgënjyer dhe të lodhur nga virusi korona. Kjo shpesh çon në një situatë ku ju përqendroheni kryesisht në veten tuaj dhe prisni më shumë përgjegjësi nga të tjerët” thotë ndër të tjera Krafft.

Ndërkohë në vitin 2021, gatishmëria për të ndihmuar njerëzit e tjerë u ul me 68 përqind, derisa një vit më parë, zvicerani kishte një zemër plot ndihmë, siç tregon Barometri i Shpresës 2022 nga Universiteti i St. Gallen dhe Sëissfuture./albora.ch/

Marketing